Diego Kosta pritet të largohet nga Atletiko Madrid. Blerja e Alvaro Moratës ia ngushton hapësirat në formacionin titullar bomberit braziliano-spanjoll. Pavarësisht se lidhja e tij me Diego Simeonen është speciale, 30-vjeçari po mendon të largohet nga ekipi “colchoneros”, edhe pse ka edhe dy kontratë.
Sulmuesi pritet të rikthehet në Premier Ligë, aty ku shënoi 52 gola në 89 ndeshje të zhvilluara me Çelsin gjatë sezoneve të kaluara në “Stamford Bridge”. Evertoni është vënë në gjurmët e tij, por Diego Kosta mund të transferohet te Ulvërhempton.
“Ujqërit” janë gati të paguajnë për kartonin e lojtarit të Atletikos dhe të formojnë një sulm fantastik Diego Kosta-Luis Himenez. Vetë agjenti i Kostës, Horge Mendez ka pranuar interesimin anglez, duke theksuar se vetëm një klub ka bërë hapa para për ta blerë. Bastet japin favoritë Ulvërhemptonin, që pritet të jetë etapa e radhës në karrierën e sulmuesit potent.