Korabi u mund në minutat e fundit në ndeshjen e kësja të premteje nga Kukësi me rezultatin 1-2, në një takim miqësor. Skuadra dibrane tregoi se ka potencialin për të bëre akoma dhe me shumë, pasi i bëri ballë deri në minutat e fundit një prej ekipeve pretendente për titull ne elitën e futbollit shqiptar. Ishte një ndeshje e veçantë për Bekim Didën, i cili luante ndaj ish-ekipit ku është formuar si futbollist. Mbrojtësi dhuroi një performancë të kenaqshme, duke spikatur jo pak. Për “Sport Ekspres” ai tregon se edhe pse ishte një ndeshje emocionuese, bëri ate çka i takon në fushën e blertë.
“Ishte ndeshje e veçanë për mua, për faktin se luaja ndaj ekipit te qytetit te lindjes, megjithate une jam profesionist dhe bëj me të mirën time për ekipin ku luaj. Prioritet per mua ka Korabi dhe vetëm Korabi. Ishte ndeshje e veçantë dhe mund të merrnim nje rezultat pozitiv, megjithatë ekipi tregoi se ka mundësi për të bërë më shumë”.
Dida fitoi 11-metërshin që barazoi rezultatin përkohesisht, pasi ne këtë sfidë ai luajti para mbrojtjes. Vete lojtari rrefen se ndihet mirë ne këtë pozicion, çka u dëshmua dhe nga angazhimi i tij në sfiden me në kampionët e vendit.
“Luajta para mbrojtjes dhe u mundova që të jap me te mirën. Jam gati që të luaj ne çdo pozicion ku më kërkon trajneri, pasi ne minutat e fundit kalova para si një sulmues. Detyra ime dhe e çdo lojtari është që të jape maksiumin në çdo moment që të ketë nevoje ekipi”, mbyll prononcimin e tij Bekim Dida.