Sigurisht që pas mbërritjes së Kristiano Ronaldos më Torino u zvogëluan hapësirat për Paolo Dibalën, por dhe vëmendja është te portugezi. Gjithsesi, Dibala po tregon se është i rëndësishëm për bardhezinjtë si në kampionat ashtu dhe në Champions.
Argjentinasi tregon se është i befasuar nga Ronaldo, për atë çka 33-vjeçari jep jashtë fushe, duke theksuar se ai është shumë i qetë dhe miqësor në dhomat e zhveshjes, duke transmetuar pozitivistet te pjesa tjetër e skuadrës: “Të gjithë i njohin cilësitë e tij në fushën e blertë, por në dhomat e zhveshjes ai më ka befasuar me qetësinë dhe profesionalizimin që e karakterizon. Ai është mik i të gjithëve”.
Në anën tjetër Dibala flet dhe për Del Pieron, i cili dje kishte ditëlindjen. Fakti se legjenda e “Zonjës së Vjetër” flet gjithnjë mirë për argjentinasin, ai tregon se kjo e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar nga një emër i madh i Juves si Aleks Del Piero: “Gjithnjë ai flet mirë për mua dhe kjo gjë më gëzon. Ai është një legjendë e Juves, por që i ka dhënë shumë gjithë botës”.
Sa i përket konfliktit me Murinjon në ndeshjen me Mançester Juanjtid, sulmuesi tregon se nuk kishte asgjë për me trajnerin e “djajve të kuq” duke moshuar se ai e ka ofenduar, duke treguar se ai i ka thënë vetëm se nuk kishte të drejtë për rastin për të cilin ndodhi: “Nuk e kam ofenduar atë, vetëm i thash se në atë moment nuk ishte ashtu siç thuhej”.