Paolo Dibala këtë edicion duket se do të ketë më pak hapësira. Me ardhjen e Kristiano Ronaldos, 24-vjeçari e sheh veten disi në hije. Në ndeshjen e fundit sulmuesi ishte në stol, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, ai ndër të tjera theksoi: “Gjithçka po shkon shkëlqyeshëm. Ne duhet të vijojmë të stërvitemi shumë së bashku. Kemi një edicion të gjatë para”.
Më pas sulmuesi tregoi dhe momentin kur kishte mësuar se Ronaldo do të bashkohej me bardhezinjtë: “Në fillim nuk mu besua. Mendova me vete se tani do të kem mundësi të luaj dhe me Ronaldon, pasi me Mesin kam mundësinë që të luaj me Kombëtaren”.
Pa polemika, edhe pse së fundmi është aluduar se Dibala mund të lërë Torinon, nëse situata nuk vjen në përmirësim. Argjentinasi ka qenë një nga më të spikaturit në tre edicionet e fundit në Torino.