E ardhmja e Paulo Dibalas te Juventusi ka kohë që është në dyshim. Media të ndryshme e lidhin “La Joya” me gjigantë të ndryshëm të Europës. Sipas raportimeve të fundit në Itali të gjitha këto janë gënjeshtra dhe Juventusi nuk dëshiron ta largojë nga gjiri i saj. Largimi i Dibala nuk është menduar asnjërherë pavarësisht paraqitjes së dobët të tij.
Performancat e tij që nga ardhja e Ronaldos nuk kanë qenë në lartësinë që pritet nga një yll si ai. Argjentinasi nuk është i lumtur mbi situatën e tij në Torino. Roli i numrit 10-të bardhezi në skuadër ka ndryshuar. Ai ndihet më pak i rëndësishëm.
Për këtë në ditët e ardhshme do të ketë një takim mes përfaqësuesve të Dibalas dhe zyrtarëve të Juves për të sqaruar të ardhmen e tij dhe pozitat në klub. Gjithmonë sipas mediave italiane qëndrimi ose jo i Maks Alegrit në sezonin e ardhshëm lidhet edhe me 25-vjeçarin.
Para disa javësh, Pavël Nedved, një nga përgjegjësit e merkatos, i ka mohuar zërat për një largim Paulos dhe i ka treguar se është i nevojshëm në skuadër. “Harroji se çfarë thonë, janë të gjitha gënjeshtra. Juventusi ka nevojë për ty dhe në asnjë mënyrë nuk do që të të shesë”, mësohet t’i ketë thënë privatisht Nedved.