Di Maria shpëton Parisin në limite, Liverpuli “shkërmoq” serbët

PSG dhe Napoli janë ndalur në një barazim 2-2.  Napolitanët dolën të parët në avantazh me anë të  Lorenco Insinje në minutën e 29-të, ndërsa autogoli i pafat i Ruit barazoi shifrat për disa minuta. Mertens në minutën e 77-të shënon golin që rikthen në avantazh të tijtë falë një aksioni ku meritë të madhe pati dhe mesfushori spanjoll Fabian Ruiz. Di Maria do të bëhej shpëtimtari i francezëve, teksa gjuajtja e tij barazoi shifrat në minutën e 82-të me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së rreptësisë.

Liverpuli e pati shumë të thjeshtë të thyente serbët e Cërvena Zvezdës. Firmino dhe Salah shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën do ishte përsëri egjiptiani ai që do të gjente sërish rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tij të 50-të për Liverpulin. Golin e fundit të takimit e shënoi sulmuesi i sapoardhur nga dëmtim, senegalezi Sadio Mane.

Porto ka triumfuar pa shumë probleme në tokën ruse. Hendeku midis kampionëve të Rusisë dhe Portugalisë është ende shumë i madh. Marega shënoi i pari për portugezët, ndërsa meksikanët Herrera dhe Korona vulosën fitoren e “dragonjve të Lisbonës”, golin e nderit për rusët e shënoi mesfushori Mirançuk. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Gallatasaj dhe Shalke u ndalën në një barazim pa gola.

 

PSG – Napoli 2 – 2
Shënues: Rui 61’ (aug), Di Maria 93’ / Insinje 29’, Mertens 77

Liverpul – Cërvna Zvezda 4 – 0
Shënues: Firmino 20’, Salah 45’ 51’, Mane 80’

Lokomotiva M. – Porto 1 – 3
Shënues:  Mirançuk 38’ / Marega 26’, Herrera  35’, Korona 47’

Gallatasaraji – Shalke 0 – 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *