Di Françesko: Mos ta tolerojmë racizmin, Zhervinjon e ndalim me… pushkë!

0

Kalidu Kulibali ra pre e vërshëllimave të tifozëve të Interit dhe në Itali tema e racizmit është bërë shumë e ndjeshme. Janë të shumtë personalitet e sportit që i dolën në mbështetje lojtarit të Napolit, ndërkohë që Karlo Ançeloti tregoi se kishte kërkuar të ndërpritej edhe ndeshja kundër zikaltërve.

Për këtë tematikë ka folur edhe Eusebio Di Francessko, trajneri i Romës. Ai ka dalë para mediave për të folur për takimin e radhës kundër Parmës, por ka folur për disa çështje, mes të cilave edhe për racizmin e shfaqur.

RACIZIMI – “Jam me Karlon, i mbështes plotësisht mendimet e tij. Nëse përgjigja nuk vjen nga shteti, jemi ne ata që duhet ta japim. Shpesh njerëzit shkojnë në stadium më shumë për fyer se sa për mbështetur skuadrën e tyre. Shteti është i rëndësishëm: Më vjen ndërmend Anglia, që është një shembull. Duhet të jemi të ashpër, skuadrat nuk duhet të pranojnë që gjëra të tilla të kalojnë lehtë. Na duhet të bëjmë diçka, të marrim iniciativën. Ndalimi i kampionatit do të kishte qenë i rëndësishëm. Duhet të kemi forcën për ta ndalur, qoftë edhe për dhjetë minuta. Në këtë mënyrë nuk mund të ecim përpara”, është shprehur trajneri Romës.

GJENDJA E SKUADRËS – Më tej ai ka folur për gjendjen e lojtarëve të tij dhe ka paralajmëruar se mund ta nisin me dyshen Xheko-Shik në sulm. “Shik është mirë, është rikuperuar pas lodhjes që ndjeu në ndeshjen me Sasuolon. Ai është trajnuar rregullisht me ekipin. Edhe Xheko është gati të luajë nga minuta e parë. më duhet të bëj një vlerësim për ta, por ka një shans që ta nisin të dy nga fillimi”.

“Peroti? Duhet ta vlerësoj situatën e tij. Jam i kënaqur me ndeshjen që bëri ndaj Sasuolos, por ende nuk është në formën e tij më të mirë. Mund të rrezikojë një dëmtim si ai që ka pasur. El Sharaui, edhe pse ende nuk i ka 90 minuta në këmbë, mund ta nisë nga fillimi. Dëmtimin e ka lënë pas”, shtoi tekniku i verdhekuqve.

NDALIMI I ZHERVINJOS – Kur u pyet se si do ta ndalin Zhervinon, Di Françesko nuk kurseu as batutat: “Për Zhervinjon kam blerë tre ose katër pushkë për kompaninë. Ndoshta e qëllojmë (qesh). Duke lënë mënjanë shakatë, ai është një lojtar që duhet të mos i lëmë hapësira. Ata do të shfrytëzojnë këmbët e Zhervinjos, por arma e gjahut mund të jetë një zgjidhje e mirë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.