Roma nuk po kalon një moment të mirë në kampionat me shumë ulje ngritje. Djemtë e Di Françeskos e nisën keq, më pas e morën vetën, por i janë rikthyer përsëri rezultateve negative dhe në te ndeshjet e fundit në Serie A kanë mbledhur vetëm dy pikë.
Verdhekuqtë renditën në vendin e nëntë me 16 pikë dhe kjo është nisja më e keqe e periudhës së presidentit Xhejms Palota. Ky i fundit është i zhgënjyer dhe acaruar me formën e skuadrës dhe po mendon të ndryshojë trajnerin.
Di Françeskos po i rreshket situata nga dora dhe duket sikur ambienti roman nuk beson më tek ai. Zgjidhja? Paulo Souza. Ish-trajneri i Fiorentinës e mbylli eksperiencën në futbollin kinez me ekipin e Tianxhin Kuanxhian dhe është në pritje të ofertave.
Portugezi shihet si pasuesi i denjë i Di Françeskos dhe është i preferuari i presidentit Palota. Ai do e mirëpriste një ofertë për të marrë drejtimin e Romës, gjithmonë nëse djemtë e Di Françeskos nuk rikthehen te rezultatet pozitive, duke nisur që nga sfida e ditës së mërkurë në Champions përballë CSKA së Moskës në Rusi.