Ndeshja e radhës e Realit të Madridit është në transfertë. Ekipi i Zidan do të udhëtojë të hënën e 15 prillit drejt Leganesit. Vendasit po e presin me padurim këtë sfidë, që cilësohet edhe si derbi, pasi distanca mes stadiumit “Municipial de Butarque” dhe kryeqytetit spanjoll është vetëm 30 km.
Aleks Simanovski luan prej vitit 2015 me Leganesin dhe është një nga të preferuarit e tifozëve. Argjentinasi i ka bërë një propozim të veçantë klubit të tij.
31-vjeçari dëshiron që stadiumi të jetë i tejmbushur në ndeshjen derbi dhe i ka kërkuar Leganesit që rimbursojë të gjitha bluzat e blera gjatë kësaj jave nga tifozët. Gjithmonë në rast të një fitore nga ana e Leganesit…
“Nuk mund ta bëjmë dot”, ka qenë përgjigja e parë klubt, por Simanovski nuk është dorëzuar. Ai ka insistuar se duhet pak më shumë kurajë për të përgatitur një ndeshje kaq emocionale. Klubi është “dorëzuar”, por me një kusht.
“Nëse fitojmë kundër Realit, do ju dhurojmë bluza falas”. Siç raporton “Marca”, Leganesi ka kërkuar 1000 retweet. Tifozët kanë nxituar dhe i kanë dhënë share 100 herë brenda një ore. Lojtari ka fituar në fund, tifozët janë të lumtur dhe Leganesi do të provojë të sigurojë një fitore historike dhe të paharrueshme.
? ¡RETO ACEPTADO! ¡Si ganamos al @realmadrid te regalamos la camiseta del C.D. Leganés! ???????
Condiciones de la promoción ?? https://t.co/kl2wdqzbFr #QueNoHayHuevosDecía #LeganésRealMadrid #LaQueSeHaLiado pic.twitter.com/MftSpIfnTY
— C.D. Leganés (@CDLeganes) April 8, 2019