Laçi bën edhe një goditje të fundit në merkato. Xhevahir Sukaj kishte biseduar edhe gjatë kupave të Europës me kurbinasit, por tani në fund të afatit të transferimit ka ardhur marrëveshja mes palëve. Shkodrani kishte një ofertë nga Malta, por ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri.
Edhe dy vite më parë palët kanë qenë afër, por Sukaj iu bashkua më pas Partizanit. Trajneri Artan Mërgjyshi në këtë mënyrë do të ketë disa alternativa për vijën e parë të sulmit.
Redon Xhixha është njëri prej tyre dhe i riu në dy ndeshjet e para të kampionatit ka qenë titullar. Gjithashtu është afruar edhe Marijan Altiparmakovski nga Sarajevo. Sukaj e mbylli sezonin te Vllaznia. Vjet 30-vjeçari realizoi 10 gola, tetë me fanellën kuqeblu dhe dy me Partizanin.