Kthesa e papritur, Daja pret një sulmues të njohur

Flamurtari e ka nisur mirë kampionatin, teksa ka marrë katër pikë në dy ndeshje. Por ka një problem që lidhet me shënimin e golave, pasi vetëm Albi Alla ka realizuar në takimin e dytë të kampionatit. Për trajnerin Ilir Daja në dispozicion është vetëm Tomislav Bushiç.

Ai pret edhe një lojtar tjetër dhe së fundmi po bisedohet me brazilianin Danilo Alvesh. Aktualisht sulmuesi është e Afjet Afjonspor në Turqi dhe ka luajtur në dy takime. Dy javët e fundit nuk është aktivizuar dhe ka një opsion që të rikthehet në Vlorë.

Administratori Sinan Idrizi e pëlqen lojtarin dhe ia pat bërë ofertën e vet, ndërkohë që edhe Daja e priste sulmuesin brazilian,  i cili ka luajtur për dy sezone e gjysmë me kuqezinjtë, duke shënuar 13 gola në kampionat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online