“Dhelprat” nënshkruajnë me një mbrojtës, Meguajer niset drejt Sitit

0

Xhejms Xhastin është futbollisti më i ri Leister Sitit. Mbrojtësi 21-vjeçar deri më tani ishte pjesë e Luton Taun në Ligën e Parë. Me paraqitjet e tij djaloshi e ka ndihmuar shumë ekipin. Ai është aktivizuar në plot 43 ndeshje, ku regjistron edhe tre gola.

Xhejms është transferimi i parë i “Dhelprave” gjatë kësaj merkatoje. “Ndihem si të jem sipër Hënës. Jam gati për këtë hap të karrierës. Shpresoj të sjell sa më shumë energji dhe përkushtim. Vij në një klub me një trajner të madh që i integron dhe i zhvillon talentet e rinj”, ishin fjalët e Xhejms gjatë prezantimit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.