Devolli: Mbijetesa është trofeu ynë, për arbitrat nuk jam polic

Trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli ka folur pas fitores kundër Skënderbeut për mikrofonat e “Supersport”, ku tha se kjo fitore ishte mëse e merituar nga skuadra e tij dhe u arrit me “FairPlay”.

NDESHJA – “Kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të madh. Kishim punuar për goditjet standarde. Jam i kënaqur nga shpirti i ekipit, nga sakrifica. Duhet të mësojmë të vuajmë, kur nuk kemi topin. Kur të marrim topin, si te goli i dytë duhet të dalim para dhe të shënojmë. Luftonim për çdo top dhe kjo më ka lumturuar”.

E pashë ekipin në ndeshjet gjatë përgatitjeve. Ekipi më kishte ngrohur dhe tani besoj se jemi përforcuar, por presim edhe një lojtar që e kemi nën kontratë dhe Bojom. Punojmë me seriozitet dhe ka konkurrencë. Unë e mora një mesazh që në Gjirokastër. I hamë mesazh jo vetëm atyre por dhe Kamzës e ndoshta dhe Tiranës., Duhet të punojmë me kokën poshtë që të dalim nga ndeshjet me kokën lart.

MERKATO – “Kemi marrë lojtarë me eksperiencë, por dhe të rinj me perspektivë, që kanë uri për të fituar e punuar. Vetëm me punë mund të ja dalësh. Unë aty këmbëngul. E shoh ekipin në stërvitje dhe jam entuziast, por nuk duhet të fluturojmë. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë e të arrijmë objektivin që kemi të gjithë bashkë.

MBIJETESA – “Nëse shpëtojmë do jetë trofe i fituar nga ne. Duhet të vijojmë rrugën që kemi nisur. Nuk jam trajner që më pëlqen që të rri në mbrojtje. Golat i kemi punuar, si goditja standarde ashtu dhe kundërsulmi, edhe pse ishte e vështirë me këtë terren. Kur kemi topin duhet të organizojmë, kur nuk e kemi duhet të mbrojmë që nga sulmi.

ARBITRAT – “Kam qenë me ekipin në analizë dhe nuk më takon mua që të gjykoj këto ngjarje, pasi nuk jam polic. Unë jam vetëm për ‘fair-play’. Në fushë ishte ’fair-play’ dhe golat ishin një më i bukur se tjetri. Unë flas për atë që ndodh në fushë., Distancohem, por nuk më intereson kjo pjesë”.

INCIDENTI – “Nuk duhet të ndodhë më se jemi në 2019. Dua të fitoj me meritë, asnjë ndihmë nga arbitri. Unë jam për të luajtur futboll ose t’i japim dorën kur të na mundin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *