Dështon transferimi në Norvegji, Mazrekaj gjen skuadër në kryeqytet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mentor Mazrekaj është një emër mjaft i njohur për futbollin shqiptar. Sulmuesi nga Kosova ishte një ndër lojtarët më të mirë të Partizanit të viteve të shkuara, por bashkëpunimi me të kuqtë u mbyll me lojtarin që preferoi të vijonte karrierën në Kosovë.

Muaji janar e gjeti 30-vjeçarin pa ekip, pasi ndërpreu kontratën me Ferizajn. Sulmuesi tentoi të transferohej gjatë kësaj merkatoje në Norvegji te Sandjeford, ekip ky që militon në divizonin e dytë për nga rëndësia në vendin nordik. Megjithatë vonesat në përgatitjen e dokumentacionit për lejen e qëndrimit ka bërë që ky opsion të mos finalizohet.

Në një prononcim për sajtin “Indeksonline.com”, Mazrekaj bëri të ditur se do të luajë me një skuadër të qytetit të Prishtinës, 2 Korrikun, ekip që militon në divizionin  e dytë të futbollit kosovar. Kontrata e futbollistit me klubin prishtinas zgjat deri në fund të sezonit aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *