Nga “lufta” për transferimin, te ditët belge e kroate: rrëfehet Kristal Abazaj

Kristal Abazaj la Anderlehtin gati një javë më parë, për t’u bashkuar me ekipin e Osijekut në Kroaci. Ish-mesfushori i Luftëtarit, e nisi në mënyrë perfekte aventurën e tij kroate, teksa debutoi me gol, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Së fundmi, në një rrëfim për “Ora News”, Abazaj ka folur mbi shumë çështje, teksa ka diskutuar mbi ecurinë e tij te Anderlehti dhe raportin me trajnerin e ish-ekipit të tij. Gjithashtu, 22-vjeçari ka folur dhe mbi golin e shënuar në debutim me Osijekun si dhe ka prekur temën e kombëtares.

DEBUTIM ME GOL ME OSIJEKUN – “Të jem i sinqertë nuk është se e kisha menduar, sepse nuk e prisja të aktivizohesha edhe kaq shumë minuta. Por trajneri, duke parë edhe ecurinë e lojës vendosi aktivizimin tim. Normalisht jam shumë i lumtur për shënimin e golit. Mbi të gjitha unë jam më i lumtur edhe për fitoren e ekipit sepse në fund na u shpërblye i gjithë ai mundim. Më tepër ku arritëm të fitonim me një gol timin. Normalisht edhe nuk e prisja një performancë të tillë pasi kisha vetëm dy ditë që stërvitesha me ekipin rregullisht, pasi një ditë bëra stërvitje të diferencuar. Ata ishin shumë të lumtur, normalisht. Mbas ndeshjes më falënderuan të gjithë edhe më uruan për golin”.

ANDERLEHTI – “Në fillim të kampionatit kam qenë diku te 6 javë i dëmtuar. Pastaj edhe ecuria e ekipit ishte shumë mirë, ku skuadra po arrinte të fitonte ndeshjet dhe nuk po i jepej hapësira lojtarëve tjerë, pasi kur ekipi fiton nuk mund t’i gjykosh, pasi ata janë fitues. Pastaj vazhdova stërvitjen normalisht, si të gjithë. Besoj se nuk është e gjitha për fajin tim, pasi besoj se ka arsyeje nga më të ndryshmet, por tani besoj se ka kaluar ai moment”.

RAPORTI ME TRAJNERIN E ANDERLEHTIT – “Kisha një raport si çdo lojtar me trajnerin. Kisha diçka më shumë madje, pasi ishte trajneri që më mori mua në Anderleht. Para se të firmosja kam ndenjur diku te 2 orë në zyrë me trajnerin. Nuk e di se çfarë të them sinqerisht. As vetë nuk e prisja diçka të tillë. Pastaj Anderlehti filloi të kishte lëkundjet e saj. Ata janë një klub që duhet gjithmonë të fitojnë, që të dalim kampion, ose të mos e diskutojnë pjesëmarrjen në Champions League. Sidomos këtë vit unë besoj se janë shumë keq. Kanë ndikuar të gjitha. Siç e thashë unë kam një respekt shumë të madh për atë klub. Normalisht nuk kam luajtur por kam arritur të mësoj shumë gjëra. I falënderoj të gjithë. Duke filluar nga Presidenti dhe të gjithë, sepse janë sjellë shumë mirë me mua. Pra nuk kanë arritur të bëjnë dallim, luaj apo nuk luaj, aty të gjithë lojtarët i vlerësojnë njësoj”.

PERSONI QË MUNDËSOI KALIMIN NË KROACI – “Normalisht menaxheri im e ka mundësuar një transferim të tillë, pasi Anderleht në fillim të janarit kur u hap merkato nuk pranonte të negocionte me asnjë menaxher. Thjeshtë thoshte se skuadrën do e gjej klubi. Ne kishim 2-3 kërkesa por nuk e gjetëm gjuhën me Anderleht. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj menaxherin tim sepse ka bërë një përpjekje shumë të madhe që unë të vij këtu. Madje, deri diku edhe ka “luftuar” me klubin, në kuptimin e mirë të fjalës. E kemi vuajtur të dy bashkë mos-aktivizimin tim në Anderleht.”

KOMBËTARJA – “Një lojtar që luan normalisht ndihet më mirë se ai që nuk luan. Në bazë të lojërave, në bazë të minutave shihet edhe lojtari. Kështu që trajneri ka të drejtë për këtë. Por unë do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj që sa më shpejt të marr minutat që nga fillimi. Dhe për këtë gjë po punoj. Për sa i përket kombëtares është trajneri që i bën zgjedhjet e tij dhe duhet respektuar çdo zgjedhje e tij.”

NDRYSHIMI MES BELGJIKËS DHE KROACISË – “Ndaj Anderlehtit me çfarë kam kuptuar unë, kundërshtarët janë të gatshëm japin më shumë se mundësitë që kanë. Japin 200 % të tyre sepse në Belgjikë të fitosh kundër Anderlehtit është një diçka shumë e madhe. Kampionati belg është më shumë fizik edhe besoj se ka hapësira më shumë se në Kroaci. Në Kroaci, me çfarë vura re në ndeshjen e parë pashë se skuadrat luanin shumë në mbrojtje dhe rrinin shumë të mbyllura. Besoj se është vështirë t’i hapësh deri kur t’i shënosh. Pasi të arrish t’i shënosh besoj se ke më shumë hapësira.”

MË MIRË NË KROACI APO BELGIKË – “Normalisht duke parë Osijek, krahasuar me Anderleht është një diferencë e madhe. Por, besoj se për mua është zgjedhja perfekte, pasi më nevojiten minuta dhe Osijek ka dëshirën për të luajtur në Europa League. E kanë dëshmuar edhe vjet, kur ishte edhe Erosi këtu. Është një klub me ambicie dhe besoj se do të bëjmë mirë”, përfundoi ish-sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online