Dervishi: Starova të kalojë Botevin, jo të merret me De Biazin e Milinkoviçin!

0

Dritan Dervishi ka mbetur i befasuar nga konferenca për shtyp që trajneri i Partizanit Sulejman Starova zhvilloi dje, ku foli jo vetëm për ndeshjen kundër Botevit, por u ndal gjatë te mundësia që Milinkoviç të bëhet trajner i Partizanit (“I kam thënë ‘jo’ presidentit Demi”), sulmoi trajnerët e huaj dhe De Biazin, kërkoi sërish titullin që iu hoq Skënderbeut dhe deklaroi se mbetet këshilltar i përjetshëm i Demit dhe është mbi çdo drejtor te Partizani.

Në një komunikim me “Sportal.al”, kritikon sjelljen e Starovës, duk e kujtuar që sot luhet ndeshje e rëndësishme dhe Botevi duhet mundur patjetër, të tjerat janë pa asnjë rëndësi në këtë moment.

“Dje ndoqa intervistën e Starovës dhe isha kurioz të dëgjoja si do luante Partizani, si do përballohej kjo ndeshje nga ana taktike, siç flasin gjithë trajnerët në Europë. Tek intervista dëgjova vetëm fjalë që vetëm një trajneri nuk i përkasin: sulm De Biazit, këshillën për trajnerin e Gjirokastrës etj.

“Po them edhe unë dy fjalë: Ekipi bullgar është ekip modest dhe Partizani duhet ta kalojë. Po nuk e kaloi turin është për të vënë para përgjegjësisë këtë trajner, këshilltar… Nuk ka justifikime, Partizani duhet ta kalojë këtë skuadër modeste. Vetëm Tirana mund të justifikohet, pasi nuk pati fat në short. U uroj suksese ekipeve tona në këtë tur të Europës”!

Në fund ai lëshon edhe një deklaratë të fortë në lidhje me Kaleb Ekuban, teksa shprehet se askush nuk ka kontaktuar seriozisht me drejtuesit e Kievos për të përfituar shërbimet e sulmuesit ganez.

“Dhe për Ekuban na treguan përralla, pasi asnjë drejtues nuk kontaktoi seriozisht klubin e Kievos, por gënjyen dhe presidentin Demi, sikur po punonin për ta marrë”, deklaroi Dervishi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.