Dervishi kundërsulmon: Starova është për qoka, modeli më i keq i futbollit

Ish-drejtori Dervishi: Largimi i tij do të sjellë festë te tifozët. Titulli i të gjithëve, ai i merr meritat për vete. Largimi i tij ishte veprimi im më i mirë

Ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, ka reaguar për “Sport Ekspres”, pas deklaratës së trajnerit Sulejman Starova pas ndeshjes me Prishtinën, se ishte ai më lart se drejtori dhe meritat për titullin i kishte ai. Dervishi ka folur mjaft ashpër dhe ka sulmuar hapur trajnerin Starova.

REAGIMI – “Tifozëve të Partizanit më në fund, po u vjen koha që të gëzohen për titullin e shumë munguar dhe të lirohen nga njeriu më dashakeq që ka në futbollin shqiptar. Lexova deklaratën e tij dhe e përsëris se nuk kam thënë kurrë që titulli është i imi, por i të gjithëve. Nuk kam ulur kurrë punën e askujt dhe djersën e derdhur nga askush në atë klub. S’jam dollibash presidentësh, pasi kur humbja një ndeshja dilja dhe merrja përgjegjësitë, ndërsa sulmon edhe Zotin vetëm për të mbrojtur paaftësinë e tij. Nuk e kam thënë, por po e them. Veprimi më i mirë që bëra si drejtor ishte largimi i këtij trajneri dollibash nga ekipi, një njeri qokbërës. Ai edhe kur Hoxha bëri panenkën kundër Ferencvaroshit tha se e kishte studiuar atë lëvizje. Starova është modeli më i keq se si mund të jetë një trajner. Më kujtohet se s’dinte të bënte një plan javor stërvitjet dhe tani del e flet edhe si profesor trajnerësh. Letrat prej tij firmoseshin në kafene, se nuk njihte ku ishte zyra. Shpresoj që Partizani të shkojë në grupet e Europa Legue, por nëse nuk ja del shpresoj të mos dalë duke sulmuar FSHF-në. Unë, stafi, lojtarët dhe tifozët do e festojmë atë titull sepse s’ka të drejtë askush të na ulë punën tonë. Më vjen keq për presidentin dhe tifozët në çfarë dore kanë rënë. A po, sa për pjesën që ishte më lart se unë, Starova e ka të qartë që borderotë i firmosja unë kur isha drejtor”, – përfundon Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online