“Dërguam Romën në majën e botës, kam një dëshirë për fëmijët tanë”

0

Tifozët e Romës janë përgatitur për një mbrëmje emocionuese dhe shumë lot. Njëri prej tyre do të largohet, më saktë e detyroi klubi dhe kjo acaron e dhëmb më shumë.

Daniele De Rosi do të zhvillojë ndeshjen e fundit me Romën e tij në ndeshjen kundër Parmës. Stadiumi Olimpico pritet të mbushet plot për t’i bërë nderimet e fundit “luftëtarit” De Rosi.

Rreth kësaj situate ka folur edhe Françesko Toti. Vëllai i madh ndjen emocione për largimin e të voglit. Të dy kanë patur vetëm një ideal dhe dashuri: Romën e tyre. Asaj i kanë kushtuar gjithçka, por fatkeqësisht çdo gjë e bukur e ka një fund.

Arritëm ta dërgonim Romën në majën e botës me Italinë. Kemi përjetuar së bashku shumë momente të bukura dhe aspak të tilla, por mendoj se kjo është gjëja më e bukur: fakti që kemi rritur fëmijët së bashku, t’i shohësh të dalin nga shkolla, të udhëtojnë me minibus. Shpresoj që të ndjekin rrugëtimin tonë të miqësisë”, përfundon Françesko Toti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.