Skuadra e Turbinës nuk e ka nisur mirë sezonin e ri futbollistik 2018-2019, duke pësuar dy humbje rresht dhe një për kupe. Te shtunën cërrikasit do të presin në fushën e tyre verdheblutë e Elbasanit, që kanë po dy humbje në kampionat dhe një në kupë.
Pra te dyja ekipet kanë zero pikë në dy javët e para, duke u renditur respektivisht në vende te parafundit dhe të fundit. Ky derbi i prefekturës, do të quhet ndryshe dhe derbi i mbijetesës i grupit te jugut që do të luhet pa tifozë.
Kështu që për fat të keqe përballja e fundjavës, nuk do të ketë tifozë nga te dyja ekipet, pasi klubi i verdhë është dënuar me një ndeshje pa tifozë nga komisioni i disiplinës. Mos qenia e tifozëve në këtë derbi, do t’ia zbehi disi bukurinë e këtij takimi midis fqinjëve.
Mariglen Miraka