Tirana ka rënë nga Superiorja, shumë tifozë të Partizanit kanë gëzuar, por realisht derbi i kryeqytetit nuk është aq armiqësor sa mendohet.
Presidenti i Partizanit Gaz Demi, së bashku me trajnerin Sulejman Starova, menaxherin e skuadrës Ildi Dajlani, drejtorin Edmond Haxhija dhe këshilltarin Luçiano Moxhi, që tashmë vepron edhe si drejtor i përgjithshëm, ka drekuar në një nga restorantet e tij të preferuar, atë të tifozit VIP të Tiranës, Alban Berisha.
Ky i fundit, përveçse një tifoz i thekur bardheblu, është edhe këshilltari personal i Refik Halilit, ndaj ishte një derbi. “U luajt” të shtunën, 5 orë në një tavolinë, por kush tha që ishin armiq? Përkundrazi, respekti reciprok nuk mungon kurrë dhe marrëdhëniet janë mjaft të mira.