Pogradeci ka qenë sot pikëtakimi mes Lirisë e Laçit, një derbi vëllazëror, me skuadrën nga Prizreni që nuk ka qenë kurrë kaq afër Shqipërisë, sepse ka në drejtim Bledi Shkëmbin, por edhe disa lojtarë të transferuar aty javët e fundit.
Liria i ka nisur më herët përgatitjet dhe është në Ohër për fazë përgatitore, ndaj nuk befason shumë fitorja 3-0 ndaj një Laçi ende larg formës së plotë fizike dhe i pakompletuar.
Korenica zhbllokoi për Lirinë, Artur Magani dyfishoi dhe Koçev mbylli llogaritë. Liria duket mirë, Laçi ende herët pët t’u gjykuar.