Kampionati italian ka do të zgjasë deri në datë 29 dhjetor, ndërsa nesër luhet java e 18-të e Serie A. Bolonja-Lacio duket një ndeshje normale në pamje të parë, por ajo është shumë speciale për dy trajnerët e ekipeve. Filipo dhe Simone Inzagi kanë provuar të luajnë kundër njëri-tjetrit si futbollistë, por kjo është hera e parë që përballen si trajnerë.
Për të dy është si një finale, Filipo ka nevojë për pikë për të shpëtuar Bolonjën dhe për të vazhduar aventurën me ekipin, ndërsa Simone nuk dëshiron ta lëshojë më vendin e katërt dhe do bëjë maksimumin për ta mposhtur vëllanë e madh. Filipo Inzagi ka folur në konferencën për shtyp, duke u komentuar “derbin” e vëllezërve dhe emocionet e forta të kësaj përballje.
“Do të jetë një ndeshje e çuditshme, por dhe emocionuese për familjen tonë dhe ata që na duan të mirën. Nipat e mi do të jenë në stadium dhe le të fitojë më i miri. Do të jetë e çuditshme, por çdokush do të mendojë për të mirën e skuadrës së tij. Në këto lloj ndeshjesh nevojitet klasikja ‘ndeshja perfekte’ për të arritur fitoren”, përfundon SuperPipo.