Derbi i kryeqytetit, zbulohet numri i biletave të shitura

Derbi Tirana-Partizani zhvillohet ditën e premte prej orës 18:00, ndërkohë që kanë dalë në shitje edhe biletat. Kompania që merret me shitjen e tyre, “Blinibileta.com”, bën me dije se ditën e djeshme janë shitur 1500 bileta. Me këto ritme, duket se nuk do të ketë vende bosh në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ky është derbi i tretë për këtë sezon, ndërkohë që Tirana nuk fiton prej pesë vitesh me Partizanin. “Uria” është e madhe për të marrë hak ndaj rivalëve të përjetshëm, ndërkohë që fitorja e fundit në Korçë e ka shtuar edhe më shumë entuziazmin te fansat bardheblu. Vlen të përmendet se ecuria e Tiranës së fundmi ka qenë e mirë dhe besohet shumë te triumfi.

Nga ana tjetër Partizani kryeson kampionatin pas 23 javësh kampionat dhe kërkon një fitore që vlen edhe në rrugën drejt titullit kampion. Sektorët e tyre të kuqtë pritet t’i mbushin plot dhe pritet një derbi shumë i nxehtë.

ÇMIMET E BILETAVE NË DERBI
– Tribuna A, B – 2000 Lekë
-Tribunat C, H, D, E, F, G – 400 Lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online