Çelsi do të hasë probleme në merkato. “Bluve të Londrës” u është bllokuar merkato nga UEFA për dy vite dhe nuk mund të përforcojnë ekipin gjatë kësaj kohe. Eden Hazard është emri më i lakuar për t’u larguar. Destinacioni i ardhshëm i belgut shihet Reali i Madridit, por klubi anglez ka refuzuar çdo ofertë deri më tani.
Një tjetër lojtar ofensiv mund të largohet në fund të sezonit. Ai është spanjolli Pedro. 31-vjeçarit i përfundon kontrata me Çelsin në fund të sezonit të ardhshëm, por ai mund të largohet më shpejt.
Sipas raportimeve nga Anglia, ka një garë të fortë për shërbimet e tij, më saktë një derbi. Milani dhe Interi pëlqejnë lojtarin dhe janë gati ta transferojnë atë në qytetin e modës. Klubet po përgatisin ofertat e tyre, ndërsa në fund do të zgjedhë Pedro.