Dënimi i sulmuesit, merret vendimi për Higuain

Të dielën isha në stadium me djalin tim dhe si milanist më erdhi turp me sjelljen e padenjë të Higuain. Mesazhi që u shkon të rinjve është ai i përballjes tek e tek me arbitrin e ndeshjes. Shpresoj t’i japin një dënim të gjatë, sepse nuk mjafton të kërkosh falje në të tilla raste”, u shpreh Matia Salvini, ministri i jashtëm i Italisë, njëkohësisht një tifoz i zjarrtë i ekipit të “Djallit”.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por Gonzalo Higuain është dënuar me dy ndeshje skualifikim. Argjentinasi përjetoi një nga mbrëmjet më të këqija të karrierës së tij. Dështim për t’i shënuar Juventusit nga pika e penalltisë, një gol që e dëshironte me çdo kusht, për t’u ndëshkuar me karton të kuq (arbitri mund të ishte kursyer) në minutat e fundit.

Një gjë e tillë solli “shpërthimin” e sulmuesit të Milanit, i cili reagoi ndaj arbitrit të ndeshjes. U desh ndërhyrja e lojtarëve të të dyja ekipeve për të qetësuar një Higuain që nuk e kishim parë kurrë në atë formë.

Pipita do të mungojë në ndeshjet kundër Lacios (transfertë) dhe Parmës (shtëpi), për t’u rikthyer në urdhrat e Gatuzos në kampionat në ndeshjen e 9 dhjetorit kundër Torinos në “San Siro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online