Dënimi i Kamzës bën “lëmsh” dy kategori, ka disa skenarë

Sezoni 2019-2020 ka nisur të “luhet” në tavolinë, sa i përket skuadrave në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Më konkretisht, dënimi i Kamzës dhe zbritja e saj direkt në Kategorinë e Dytë ka krijuar një boshllëk për një vend që do të hapet në Kategorinë e Parë nga ky dënim. FSHF ka hasur në një rast që nuk e parashikon rregullorja dhe duhet gjetur një zgjidhje. Ende nuk ka diçka zyrtare.

Nisur nga kjo situatë, mundësia e parë është që në Kategorinë e Parë të shkojë një ekip i cili do të dalë nga një ndeshje Play-out mes dy skuadrave që do të renditen në vendet e treta në Grupet A dhe B të Kategoriaë së Dytë. Në Grupin A këtë javë formatohet renditja e plotë për vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa në Grupin B Albpetroli është para Maliqit që ka më pak shanse. Këta të fundit i penalizon edhe infrastruktura.

Në Patos këtë ide e kanë qarkulluar muaj më parë, ndaj skuadra patosarake i ka dhënë “sprint” të fortë ndeshjeve në fazën e dytë. Stadiumi “Alush Noga” i plotëson kushtet dhe ky është një faktor plus për Albpetrolin, që aktualisht renditet në vendin e tretë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A të kësaj kategorie, vendi i dytë dhe i tretë janë  ende në diskutim mes Gramshit, Luzit 2008 dhe Partizanit B.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online