Milanisti i Kamzës sfidon Tiranën: Mezi pres të zbres në fushë

Klaudio Bonani është një nga afrimet e Kamzës këtë verë. Mbrojtës i majtë kaloi me sukses provën me skuadrën periferike të kryeqytetit dhe më pas bisedimet u mbyllën me sukses. Vendimi i tij nuk u mor shpejt, por në fund pranoi.

Drejtuesit këmbëngulën gjithë verës për mua dhe në fund u binda. Jam i lumtur që kam ardhur këtu. Është hera e parë që luaj jashtë Itali, ndaj mezi pres të luaj. Po mundohem të kuptoj idetë e trajnerit, kam parë që ai kërkon që të luajmë me qarkullim të shumë topit”, thotë ndër të tjera Bonani në “Supersport”.

Kampionati për Kamzën nis kundër Tiranës, aty ku edhe e mbylli vjet, por në një ndeshje me Partizanin. Në maj pati festë, pasi u sigurua qëndrimi në Superiore. Bonani flet për takimin e kësaj jave: “Në çdo ndeshje hyjmë të fitojmë. Me Tiranën do jetë e vështirë, por ne po përgatitemi për këtë takim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online