Javën e shkuar Emanuele Ndoj pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës që pritet ta lërë disa muaj larg fushave të blerta. Mesfushori shqiptar është operuar gjatë ditëve të fundit dhe rruga drejt rikuperimit është e gjatë.
Dëmtimi i 22-vjeçarit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Breshias. Sipas medies italiane “Il Giorno”, ndër mesfushorët e shumtë që po shqyrtohen është dhe lojtari me origjinë shqiptare Përparim Hetemaj.
Futbollisti i lindur në Skënderaj është një emër i njohur te Breshia ku ka luajtur për dy sezone (2009/10, 2010/11). Që prej largimet nga Breshia Hetemaj ka qenë pjesë e Kievos tetë sezone radhazi.
Kontrata 32-vjeçarit me klubin veronez mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, ndaj mbetet për t’u parë se në çfarë mënyrë do të gjejë presidenti Çelino për ta kaluar këtë pengesë.