Dëmtimi i Nejmar rikthen PSG në merkato, piketohet zëvendësuesi

Dëmtimi i Nejmarit ka shqetësuar shumë PSG dhe drejtuesit kanë vendosur të futen në merkato. Braziliani do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë dhe ai mund të zëvendësohet nga një tjetër brazilian.

Siç raporton “Sky Sport News”, PSG ka nisur sulmin për Uillian të Çelsit. 30-vjeçarit i përfundon kontrata me “Blutë e Londrës” në verën e vitit 2020, por anglezët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Uillian

PSG po insiston për lojtarin, ndërsa një ofertë zyrtare mund të bëjë Çelsin të ndryshojë mendim. Uillian luan në krahët e sulmit dhe luan në Premier Ligë që nga viti 2013. Gjatë kësaj periudhe ai ka shënuar 28 gola në 188 ndeshje të zhvilluar me ekipin e Sarrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online