Dëmtimi i Hilës, Gega jep lajmin e keq

Trajneri  i Partizanit, Skënder Gega, foli për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas përfundimit të transfertës ndaj Skënderbeut, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin minimal 1 – 0. Tekniku i të kuqve mbajti më këmbë të tokë të tijtë, duke i kujtuar se mbeten edhe 17 ndeshje deri në fund.

“Do kisha dëshirë të shfrytëzoj momentin që të ngushëlloj familjen e mikut tim, Vasillai Zërit. I uroj gjithë të mirat njerëzve të tij. Korça ka kualitete, kanë problemet e tyre, por kjo nuk është pjesa jonë”.

“Bëmë një lojë shumë të mirë dhe mund të them se e merituam triumfin. Kemi dhe 17 ndeshje për të luajtur dhe asgjë nuk ka mbaruar”.

Formacioni – “Po të pyesësh 10, 9 nga ata nuk janë dakord. Por unë jam lideri dhe marr vendime. Ardhjet e reja, lojtari i ri në qendër të mbrojtjes luajti shumë mirë. Unë e njoh mirë dhe kam besim. Edhe Atanda luajti mirë dhe tregoi se mund të luajë në mesfushë, një lojtar shumë i vyer për ne. Sot pashë që kemi shumë lojtarë dhe alternativa që mund të na shërbejnë shumë”.

Debutimi i Lum Rexhepit   “Rexhepi është një lojtar me kualitet, me eksperiencë dhe profesionist. Me aq sa e kam studiuar, kam pasur një përqindje sigurie që do të bënte mirë për Partizanin. Ai e kaloi provën sot me sukses por kemi një rrugë të gjatë për të bërë, si ne dhe si Rexhepi”.

TERRENI – “Është e vërtetë që te kjo fushë, nuk mund të luanim teknikisht. Çaluam si ne, ashtu dhe Korça. U detyruam të luanim me kundërsulm dhe ne dolëm 3-4 herë para porte. Bëmë maksimumin dhe me pak më shumë fat, do të realizonim më shumë. Më vejn keq për Hilën, për dëmtimin e itj.

“Edhe për Kardozon, pasi kjo fushë nuk është për të. Më vjen keq dhe për Skënderbeun, pasi ata luajnë futboll dhe kjo situatë nuk tregon aspak nivelin që ka kjo skuadër. Gjithsesi, ne luajtëm një ndeshje futbolli dhe jam i kënaqur për rezultatin që u arrit në fund”.

TELUSHI – “Telushi bëri një ndeshje të mirë dhe pa dashur ta justifikoj, penalltia humbet nga të gjithë. Ai ka qenë me serum dhe ishte  në dyshim për këtë ndeshje, por dëshira e tij për të kontribuar i dha një vend titullari. Ne jemi të plotësuar, kemi mbrojtës shumë të mirë, mesfushori shumë të mirë”.

“Kjo ndeshje mbaroi dhe do të përgatisim Kamzën. Duhet të jemi sa më funksional si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm”.

SULMUES PËR PARTIZANIN ? – “Unë kam katër sulmues. Bardhi, Asani dhe Mala janë lojtarë shumë të mirë. Është e drejtë që po të kemi një sulmues finalizues, do të jemi më të qartë para porte. Gjithsesi, nuk mendoj se do t’i përshtatet lojës time”.

DËMTIMI I HILËS – “Megjithatë, po erdhi ndonjë sulmues, do mundohemi ta përshtatim me pojën tonë. Hila ka nxjerrë shpatullën dhe do të mungojë minimalisht 4 javë”.

Skënderbeu nuk është jashtë gare për titull, pasi kanë potencial. Unë jam modest dhe me këmbë në tokë, prandaj do të shohim medoemos vetëm ndeshjen me Kamzën.

Kjo ishte një fitore me kosto. Ishte një luftë përballë Skënderbeut dhe kishim humbje. Trashi është një lider dhe kartoni i kuq i tij, ishte i evitueshëm. Shtatë minutat shtesë na dënuan, por gjithsesi do mundohemi të bëjmë një ekip të plotë për Kamzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *