Kosova do të presë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” përfaqësuesen e Bullgarisë. Skuadra ballkanase vjen me disa probleme në këtë takim.
Sulmuesi i Kaljarit Kiril Despotov u dëmtua pak ditë më parë dhe nuk do të jetë i gatshëm, ndërkohë gjatë ndeshjes me Malin e Zi të zhvilluar ditën e djeshme Bullgaria mori një tjetër goditje
Mesfushori i Palermos Ivajlo Çoçev pësoi një traumë të rëndë në kupën e gjurit që do ta lërë të paktën gjashtë muaj larg fushave të blerta. Kompanitë ndërkombëtare të basteve e kuotojnë Kosovën si favorite me koeficient 2.3, ndërsa koeficienti i fitores së bullgarëve është 3.2.
Pavarësisht se lojtarët e kombëtares bullgare nuk luajnë në skuadra elitare, ata shpesh i kanë hapur punë kombëtarëve të mëdha, si në rastin e eliminatoreve të “Rusi 2018”, ku mundën Holandën e Suedinë dhe bënë një ndeshje të mirë ndaj Francës, ku u mundën me rezultatin minimal 1 – 0.