Demi: Ishte viti i FSHF-së, Partizani me investime edhe më të mëdha

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, bën analizën e sezonit dhe flet hapur, duke pranuar gabimet e Partizanit, por edhe duke sulmuar hapur FSHF-në. Demi ndalet në tema të ndryshme, nga videoja Vila-Çaushi, te Moxhi, Ekubani, planet e së ardhmes dhe investimet e huaja te Partizani.

Federata – “Ky ishte viti i FSHF-së. U mbyll një sezon futbollistik siç e donte Federata. Çdo vit është mbyllur siç e do FSHF-ja, por ky ishte një vit që u përcaktua specifikisht nga Federata. Më vjen shumë keq për Tiranën, jo thjesht si sportdashës, por edhe si president i Partizanit dhe më ikën derbi, ndaj keqardhja është e dyfishtë. Sistemi është i gabuar. Nuk më duket logjike që Superliga të ketë 10 ekipe dhe Kategoria e Parë të ketë 20 ekipe? Për çfarë ndodh kjo, për vota e investime? Sistemi ka shumë defekte, mungojnë shumë klube të mëdhenj në Superiore dhe ky është problem i madh. Kemi faj edhe ne, sepse vetëm kohët e fundit kemi filluar të studiojmë si funksionojnë gjërat. Duhen rregulla dhe rregullat nuk janë ato që kemi votuar për vite të tëra, me sy mbyllur. Uroj që ashtu si Partizani, që ka nisur të studiojë gjërat, edhe klubet e tjerë të fillojnë të hapin sytë.

Kampionati shqiptar, sa i ndershëm është? “Partizani nota 10, këtë e them me bindje. Federata nuk shkon as te nota 1. Sa më thellë futemi, aq më shumë gabime dalin në dritë nga Federata. Drejtuesit e saj e kanë bërë si biznes, kjo duket që te skema e kategorive, që janë njësoj në numër. Kontroll financiar nuk ka, edhe fondi i solidaritetit nuk u zbulua nga ne, por nga një sajt dhe duhet ta falënderojmë.

Sezoni i Partizanit? “Po të ishte shumë i mirë, do ishim kampionë. Kemi pasur shumë luhatje sidomos nga fillimi, u ngritëm pak në pjesën e dytë të sezonit. E dinë të gjithë që kemi luajtur dy faza larg shtëpisë sonë dhe kjo vjen për faj të Federatës, duke qenë edhe bashkëinvestitore te stadiumi “Selman Stërmasi”. Nuk jam i kënaqur nga ecuria, nuk duhet të gjejmë justifikime, por kemi pasur dëme edhe nga arbitrimet, por do të bëjmë analizat tona dhe të shpresojmë të bëjmë rregullimet e duhura.

Ku e humbi Partizanin titullin? “Luajtëm 6 muaj jashtë dhe e rikuperuam disi duke u kthyer në Tiranë. Trajneri Starova ka të drejtë që ankohet për disa gjëra, edhe pse edhe ai ka defektet e tij.

Çfarë do të ndryshojë sezonin e ardhshëm te Partizani? “Do të ketë disa lëvizje në skuadër, do të bëjmë analizën duke nisur nga Starova, i cili duhet parë çfarë projektesh ka. Mos më pyesni më për Starovën, ai është më shumë se trajner, është këshilltari im, por ngeci trajner, pasi patëm një ngërç kur u largua trajneri i mëparshëm. Tani të shohim me qetësi dhe themi se Partizani do të qëndrojë gjithnjë në majë. Nuk e them që nuk e do Federata, por duan s’duan Partizani është një klub korrekt, i ndershëm, me investime shumë serioze dhe shumë shpejt do të shihni investitorë të rinj që do të futen fuqishëm në sportin shqiptar. Investitorët e huaj duan të shohin rezultate, ndaj shpresojmë  që të vazhdojmë rritjen si klub. Shpresojmë që Akademia e Arbitrimit të nisë të funksionojë. Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në FSHF dhe shpresojmë të shohim platforma serioze, ne do të mbështetim platformën më serioze e më të kompletuar, jo persona.

Arbitrat – “Urojmë që të shtohen arbitrat në të ardhmen, pasi për momentin nuk kemi arbitra, janë të gjithë të dënuar, nga disa komisione të dyshimta.

A ka platformë Demi për kreun e FSHF-së? “Unë jam president i Partizanit, uroj të dalin njerëz të tjerë që e duan futbollin shqiptar dhe ta ndihmojnë me korrektësi e ndershmëri, duke mos e kthyer në stan votash.

Ekuban? “Ai është larguar për disa ditë pushim në Itali, e kemi në huazim me Kievon dhe shpresojmë që ta marrim sërish në huazim 6 muaj apo 1 vit. Brenda datës 5-6 vendoset.

Stadiumi? “Shpresoj të mbarojë në shtator, por edhe këto punë e burokracira nuk ecin lehtë, por të shpresojmë.

Videoja e famshme Vila-Çaushi? “Ka ndodhur para ndeshjes kundër Kukësit, doli rastësisht si histori dhe pas ndeshjes e dëgjova, nuk mu duk punë serioze. Tani e ka në dorë prokuroria. Është një histori e shëmtuar, ka ndodhur dhe është diçka që nuk e prisja, sepse nuk e mendoja që mund të futen hundët kështu te ekipi. Tani ka specialistë, le ta shohin e të vendosin.

Moxhi dhe organizimi i skuadrës? “Ka eksperiencë shumë të madhe, kemi një marrëveshje 3-vjeçare për të rritur Partizanin në tërësi. Ai ka dorë të lirë, do të merret më shumë me ecurinë e gjithë ndërmarrjes, jo thjesht ekipit.

E ardhmja e afërt? “Grumbullimi bëhet në datën 10, shorti hidhet më datë 19 dhe do të punojmë për ndeshjet në Europa League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online