Bamir Topi: Tiranës iu bë gropa nga politika

Ish-presidenti Bamir Topi, tifoz i thekur i Tiranës, i ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel, ka folur për rënien e Tiranës nga Superiorja, duke u treguar shumë i ashpër sidomos me politikën, që prej dekadash e nëpërkëmb klubin bardheblu.

“Akuza e parë shkon te menaxhimi katastrofik i Tiranës. Nuk dua të merrem me emra të përveçëm, por ne sot jemi në momentin post-mortum dhe ka mbetur vetëm ta qajmë Tiranën. Situata erdhi në mënyrë kronike, jo akute. Tirana erdhi duke u futur në një shtrat kronik, në rënie të vazhdueshme. Jam shumë i dëshpëruar, por edhe më të dëshpëruar gjithë legjendat bardheblu ndër vite, janë shumë njerëz që kanë dhënë kontribut të madh ndër vite te Tirana, kanë dhënë shumë e kanë marrë shumë pak, sepse luanin futboll e nuk shpërbleheshin, nuk kishin kushte, disa kishin probleme me biografinë.

“Për mua, problemi i Tiranës në radhë të parë është politik. Së dyti, komuniteti është vyshkur, nuk ka më solidaritet, është shfrytëzuar nga politika dhe sot, pas 27 vitesh, kemi një Tiranë të themeluar në 1920 dhe që mbërrin në këtë dramë, sepse në Shkodër u ndeshën dy klubet themelues të futbollit shqiptar, që kanë furnizuar futbollin shqiptar dhe kombëtaren. Ndërkaq, kemi Kamzën, kemi Kukësin, por nuk kemi Besën, Elbasanin, Dinamon, tani edhe Tiranën.

Politika e ka marrë në qafë sportin shqiptar dhe Tiranën, mjafton të kujtohet çfarë kanë bërë kryebashkiakët e shkuar të Tiranës.

“Tiranën duhet ta shpëtojnë tiranasit, jo politikanët. Në Shkodër pashë një solidaritet të jashtëzakonshëm, mijëra tifozë për Vllazninë, ndërsa nga krahu tjetër 30 tifozë të Tiranës. Nuk mundet ta menaxhojë një njeri i vetëm Tiranën, nuk është e mundur. Duhet një grup specialistësh, një grup donatorësh, një klub me shumë aksionerë. Tirana nuk duhet të jetë monopol, u bëj thirrje të gjithëve të dalin nga letargjia, të zgjohen e të mendojnë për Tiranën, sepse po e vrasim këtë klub. Nuk është problemi vetëm te presidenti aktual, ai merret me menaxhimin e klubit, por ka edhe probleme të tjera, politike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online