Tashmë është luftë e hapur: Usman Dembele-Dortmund praktikisht janë armiq!
Talenti francez dëshiron Barcelonën dhe sot paradite nuk u paraqit fare në stërvitje. Asnjë justifikim, ndaj Dortmundi nuk e ka falur: pezullim i përkohshëm, jashtë ndeshjes së kupës në fundjavë.
Protesta e Dembelesë lidhet me faktin që Dortmundi ka refuzuar çdo ofertë nga Barça, duke kërkuar 150 milionë euro.
Barça tashmë po përdor planin B, me sulmuesin 20-vjeçar që i hap luftë klubit.