Deklarata homofobike, mediat i vërsulen lojtarit të Barcelonës

0

Një intervistë e dhënë në vitin 2012 është bërë shkak që futbollisti kroat Ivan Rakitiç të pushtojë mediet sportive botërore. Arsyeja e gjithë kësaj vëmendjeje është  një fjali që mesfushori i Barcelonës tha në lidhje me pikëpamjen e tij mbi homoseksualët.

Kroati u tregua i sinqertë duke thënë se i respekton ata, por nuk kërkon t’i ketë pranë në jetën e tij, sidomos në një skuadër futbolli.

I respektoj homoseksualët, por nuk i dua në një skuadër me mua. Gjithsesi nuk do të braktisja një skuadër për këtë arsye. I respektoj homoseksualët në të njëjtën mënyrë siç respektoj xhuxhët, personat obezë dhe ata me ngjyrë. Nëse do ta kisha vetë në dorë, nuk do të doja homoseksualë në jetën time”, tha Rakitiç.

Për momentin futbollisti ende nuk ka dalë në një komunikatë zyrtare në lidhje mbi këtë deklaratë të dhënë shtatë vite më parë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.