Dedikimi romantik i Insinjes për gruan, “xhelozohet” Baloteli: “Po mua nuk më do më?”

Lorenco Insinje dhe Mario Baloteli kanë një raport fantastik dhe në ndeshjen kundër Polonisë, luajtën në majën e sulmit të Italisë. Insinje, i cili po kalon një moment shumë të mirë te Napoli, ka postuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet me gruan e tij, Xheni.

Çifti ka darkuar jashtë dhe kanë shijuar mbrëmjen nën shoqërinë e një gote verë. Sulmuesi i Napolit ka bërë një dedikim të bukur për gruan e tij, duke përdorur fjalët e këngëtarit të famshëm italian, Xhovanoti. “Për ty, e cila ka bërë jetën time të bukur për vdekje. Për ty, e cila je gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Për ty, e cila je thjeshtësisht esenca e ditëve të mia.”

Diçka e tillë ka “xhelozuar” sulmuesin e Nicës, i cili ka replikuar me humor në komentin e Insinjes. “Oh, po mua nuk më do më?” Momente ilariteti mes dy sulmuesve, të cilët duhet të marrin përdore sulmin e kombëtares së Mançinit, për të rikthyer Italinë aty ku e meriton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online