Debutimi i shkëlqyer i Rexhepit, mbrojtësi tregon çelësin suksesit

Qendërmbrojtësi Lum Rexhepi kreu një debutim të mirë me fanellën e Partizanit. Në fitoren ndaj Skënderbeut, kosovari ishte ndër më të mirët në fushë e jo më kot mori komplimentat e trajnerit Gega. Në përfundim të ndeshjes 26-vjeçari foli për emisonin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Impakti i parë – “Unë personalisht e vlerësoj Skënderbeun shumë lart dhe këto tri pikë që kemi marrë janë me shumë vlera. Fusha sot ishte e vështirë, por u adaptuam shpejt dhe luftuam më shumë se kundërshtari. Aty e fituam ndeshjen, te duelet një kundra një”.

Përshtatja – “Po, unë e ndjej që jam pjesë e skuadrës dhe nuk kam asnjë problem. Belicën e njoh nga koha e Finlandës dhe kjo gjë më ndihmon. Nuk kam asnjë problem për momentin”.

Penalltia e diskutueshme – “Unë isha shumë larg nga situata dhe nuk e pashë ishte penallti apo jo. Përveç penalltisë, e kemi pasur një shans me Kardozon, që ka qenë gol i sigurt. Gjithsesi, fituam dhe kjo gjë është kryesorja.

Rivali kryesor – “I analizojmë të gjithë kundërshtarët dhe surpriza nuk ka. Do të luajmë si të barabartë përballë kujtdo”.

DIFERENCAT MIDIS FUTBOLLIT NË FINLANDË – “Këtu ka më shumë talente, futbollistët janë më të talentuar se në Finlandë. Atje luajnë shumë ngadalë, këtu loja është shumë dinamike. Në Finlandë mungojnë sulmuesit, ndërsa këtu janë shumë të shpejtë dhe shumë të fortë”,- u shpreh Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online