Debutimi i Ronaldos mund të shtyhet, faji i Kievos

Serisë A po i kthehet lavdia, sidomos falë transferimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi, por kjo nuk do të thotë që gjithë hallet e dekadës së fundit u fshinë me magji.

Starti i Serisë A mund të shtyhet, për shkak të Kievos. Klubi veronez është nën akuzë për falsifikim bilancesh dhe transferime fiktive, ndërsa gjykimi i anulua pak javë më parë vetëm për shkak të një parregullsie burokratike, sepse duhej marrë në pyetje presidenti i Kievos Luka Kampedeli.

Tani Federata Italiane e ka rihapur çështjen dhe kërkon dënimin e Kievos me 15 pikë minus nga sezoni i shkuar. Për të zvarritur gjithçka, Kampedeli ka dërguar raport mjekësor, duke mos u paraqitur.

Ndërkaq, Krotone ka bërë kërkesë zyrtare që Seria A të mos nisë në 18 gusht, derisa të sqarohet çështja e Kievos, me Krotonen që kërkon të rikthehet në Serinë A.

Java e parë rezervon Kievo-Juventus, më 18 gusht, ndaj debutimi i Ronaldos është në dyshim të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online