Matijs De Ligt është padyshim telenovela kryesore e merkatos së kësaj vere. Destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit është krejtësisht në pikëpyetje, teksa lajme të ndryshme raportohen nga dita në ditë.
Së fundmi ishte thënë se holandezi kishte vendosur për kalimin te PSG, por duket se këtë gjë e dëshiron vetëm Mino Rajola, me këtë të fundit që ka dalë edhe kundër familjes së 19-vjeçarit.
Familja e De Ligt duket se nuk e preferon aspak kalimin dhe jetesën e re në Paris dhe nuk janë dakord me menaxherin Rajola. Kapiteni i Ajaksit ka deklaruar se nuk do të vendosë për sa kohë ndodhet me pushime, me telenovelën që duket se nuk do të ketë fund.
? DE LIGT: NO ESTÀ FET AMB EL PSG
? @orioldomenech: “És l’opció preferida de Mino Raiola, però la família i l’entorn li recomanen no anar a París”#ClubMitjanit pic.twitter.com/gaU941M4eh
— Club de la Mitjanit (@ClubMitjanit) 18 juin 2019