Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, foli për Luna TV sot, ku bëri një krahasim shumë interesant mes Insinjes dhe Kualjarelës, si dhe thumboi rivalët e Juventusit. Në fjalën e tij, numri një i napolitanëve tha:
INSINJE – “E mbani mend Kualjarelan? Është një situatë e njëjtë. Këtu në Napoli është një territor i qetë, por napolitanëve po ju dhe gishtin, të marrin krahun. Kualjarela na doli një lojtar shumë i mirë, por shumë vonë. Ai nuk fliste me ne.
SEZONI – “Pjesa tjetër e skuadrës ka bërë shumë mirë këtë sezon. Është e vështirë të kalosh nga filozofia e Sarrit te Ançeloti. Pas tre viteve me Maurision, i cili bëri një punë të shkëlqyer, lojtarët duhet të përshtateshin me Ançelotin. Duhet kohë”.
JUVENTUSI – “Për ne, është e vështirë të rivalizojmë me skuadra që janë në borxhe (referuar Juventusit). Ne nuk kemi asnjë euro borxh”, u shpreh presidenti i Napolit.