Matijs De Ligt është një ndër kapitenët me të rinj të historisë. Djaloshi ka treguar një pjekuri të madhe dhe arrin ta motivojë ekipin e tij në maksimum. Është një lider i vërtete në fushë me aftësitë e tij, por edhe në atë që thotë. Klubi që do e marrë nga Ajaksi nuk do të përfitojë vetëm një mbrojtës klasi, por edhe një udhëheqës të skuadrës.
De Ligt dhe Frenki De Jong janë rritur bashkë në Amsterdam dhe kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata janë dy pikat më të forta të të Ajaksit dhe një thesar të ardhurash. Mesfushori është shitur tashmë te Barça për 86 milionë euro, ndërsa De Ligt me shumë mundësi do t’i bashkohet shokut të tij në ditët në vijim pwr njw shifwr tw pwrafwrt.
Gjatë një interviste, De Jong është pyetur në lidhje me aftësitw drejtuese që 19-vjeçari posedon. Frenki me shaka e krahason atë më një pensionist. “Matijs është 19 vjeç, por ndonjëherë kur bisedon të jep idenë e një pensionisti të hershëm. Gjithsesi ndonjëherë them me vete: ‘Merre shtruar, mos vepro sikur ke arritur të grumbullosh gjithë mençurinë e botës’”, shprehet De Jong.