De Brujne mund të mungojë deri në 4 muaj

0

Kevin de Brujne ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe mund të mungojë nga 2 deri në 4 muaj.

Mesfushori i Mançester Sitit duket se ka këputur një ligament anësor në gjurin e djathtë, edhe pse ende nuk ka diagnozë përfundimtare, me kontrolle të reja që do të kryhen sot.

Një dëmtim identik De Brujne e ka pësuar në janar 2016, ndaj Evertonit, pas një përplasjeje me mbrojtësin Funes Mori, por këtë radhë dëmtimi është pësuar në stërvitje, pa asnjë kontakt fizik.

Problemi i Sitit është se De Brujne është lojtar kyç në skuadër dhe përveç kësaj merkatoja verore është mbyllur për klubet angleze, që nuk lejohen të blejnë më. Nëse gjithçka shkon mbarë, De Brujne të paktën kthehet në formë të plotë në pranverë, kur nis sprinti final në garën për titull dhe në Champions League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.