Përplasja me Ramosin, Kosta “i thur” elozhe pas ndeshjes

0

Mund të jetë derbi, por pak rëndësi ka, pasi rivaliteti në sport nuk e mposht respektin dhe miqësinë e protagonistëve jashtë fushës së lojës. Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Kosta, ka thurur elozhe për kapitenin e Real Madridit, Serxhio Ramosin pas fitores së Superkupës së Europës me rezultatin 4-2.

“Të gjithë e dinë admirimin që kam për Ramosin. Ai është një lojtar i madh. E ka treguar gjatë viteve se sa lojtar i madh është dhe ne kemi një miqësi të madhe, pavarësisht se nuk e treguam këtë gjë në ndeshje.

“Ramosi më ka ndihmuar shumë gjatë viteve të para kur u grumbullova në Kombëtaren e Spanjës. Ne e dimë të dy se në fushën e lojës jemi kundërshtarë dhe luftojmë për ekipet tona, pavarësisht respektit që kemi për njëri-tjetrin. Ai kërkon të fitojë gjithmonë, ashtu si unë. Pas vërshëllimes së gjyqtarit ne shtrënguam duart dhe kaq ishte, u mbyll aty”, – u shpreh Diego Kosta.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.