Ramadani debuton nesër, pa u prezantuar

Ylber Ramadani ka kohë që është transferuar nga Partizani te Vejle në Danimarkë, por çuditërisht klubi danez ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht. Nëse kërkon faqen e Vejles në ueb, apo faqet në Twitter e Facebook, gjen lojtarë të tjerë të prezantuar, por jo Ramadanin.

Megjithatë, duket se është shtyrë gjithçka për më 1 korrik, sepse ndërkohë Ramadani është në Danimarkë dhe po stërvitet rregullisht me klubin e tij të ri.

Ish-mesfushori i Partizanit është përfshirë në listën e Vejles për miqësoren e nesërme kundër Randers dhe do të veshë fanellën me numrin 16.

Kurioz është fakti se Vejle e ka zyrtarizuar blerjen e Ramadanit me një postim në faqen e vet zyrtare që më 14 qershor dhe në artikullin prezantues shkruhej se Ramadani është transferuar falas te Vejle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online