De Biazi refuzon milionat, tani i del emri te Kievo

Xhani De Biazi mbetet i papunë. Së fundmi ai mori një ofertë nga Armenia, madje mediat vendase raportuan se italiani kishte qenë atje dhe kishte biseduar me presidentin e federatës. Në fund nuk ka pasur marrëveshje.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, De Biazi e ka refuzuar ofertën e bërë edhe pse paga dhe bonuset që mund të përfitonte ishin goxha të mëdha. Ndërkohë emri i teknikut italian së fundmi është lakuar edhe te Frozinone.

Gjithashtu edhe te Kievo ka dalë si opsion, por nga ajo që raportojnë mediat në Itali nuk është De Biazi kandidati kryesor. Madje thuhet se ka rënë si pistë. Mbetet për t’u parë se kë do të drejtojë në të ardhmen ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online