David Vija njihet si një ndër sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit spanjoll. 37-vjeçari edhe pse në moshë të madhe nuk ka ndërmend ta mbyll me futbollin, teksa aktualisht aktivizohet me ekipin e Visel Kobes në Japoninë e largët.
Spanjolli vijon të shënojë dhe ka gjetur rrugën e rrjetës plot gjashtë herë këtë fillim sezoni në Ligën e parë. Gjithsesi, duket se Vija kërkon të ndërrojë ambient dhe destinacioni i ardhshëm është zbuluar.
? Villa podría ser el fichaje estrella del Mumbai City
? A sus 37 años sería un nuevo reto para el máximo goleador de la historia de la Selección españolahttps://t.co/VHj8sFy5gf— AS (@diarioas) May 31, 2019
Sulmuesi sipas gjasave do të lërë Japoninë dhe do të transferohet në Indi, te Mumbai Siti. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe prestigjiozja “AS”, që raporton se kalimi te Mumbai është më shumë se një ide për David Vijën.