Dashuria për ekipin s’njeh kategori, tifozët e Barit në radhë për abonetë sezonale

Futbolli italian nuk është më ai i kohëve të lavdishme, ku konsiderohej me të drejtë si maja e futbollit europian. Stadiumet nuk janë  më të mbushura plot e për plot, përjashto ndonjë klub model si Juventusi që bën përjashtim. Por, shembulli më i mirë i mundshëm vjen nga Bari.

Skuadra që shpalli falimentimin para disa muajsh, e ka nisur gjithçka nga fillimi në Serie D. Tifozët e Barit i kanë qëndruar pranë skuadrës në këto momente të vështirë, duke shfaqur një interes të pazakontë në tërheqjen e aboneve sezonale.

Fotot e radhëve e gjata për tërheqjen e aboneve kanë bërë xhiron e internetit në sajtet italiane. Mendohet se vetëm ditën e parë janë shitur 1500 abone sezonale. Bari e fitoi ndeshjen e parë, duke mundur 3-0 në transfertë Mesinën. Këtë të dielë në stadiumin “San Nicola” do të vijë skuadra e Sankataldeses, një takim ku pritet me doemoes fitorja për të respektuar pëkushtimin e madh të fansave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *