Ndershmëria brutale e Rio Ferdinand për Mançester Junajtid

0

Rio Ferdinand paralajmëroi tifozët e Mançester Junajtid, të mos ëndërrojnë triumfin në Champions League. Ish-idhulli i tifozëve, tashmë në moshën 39-vjeçare, ishte mes protagonistëve të suksesit 2008, me vetëm dy gola të pësuar.

Ish-mbrojtësi, tani në rolin e opinionistit, u tregua i ndershëm, deri diku në një mënyrë brutale, rreth problemeve që skuadra e Zhoze Murinjos ka në mbrojtje. Deklaratat erdhën përpara debutimit në Champions League, në fushën e Jang Bojs.

“A është mbrojtja e Junajtid mjaftueshëm e mirë për Europën? Jo nuk është dhe nuk do të jetë. Nuk kanë bërë asnjë afrim për ta ndryshuar këtë situatë, ndërsa kanë një Supermen në portë, si De Gea”, tha Rio Ferdinand.

“Nëse David nuk do të jetë në portë, nuk e di çfarë mund të ndodhë. Lojtarët përpara tij kanë shfaqur mjaft luhatje gjatë këtyre javëve”, paralajmëroi ish-lojtari, që shtoi: “Nuk mund të mbështetesh te njerëz, që nuk të japin besim”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.