Darbo-Tërbuni, reagon Kërnaja: Nuk ka firmosur, do vinte në provë

Pas publikimit në “Sport Ekspres” të lajmit se Tërbuni është pranë nënshkrimit me futbollistin Alieu Darbo, mashtruesi më i madh në botën e futbollit, ka ardhur reagimi i drejtorit teknik të Tërbunit, Oltion Kërnaja, i cili për gazetën sqaron historinë me Darbon.

“Duke marrë shkas nga shkrimi i botuar sot në Sport Ekspres, në lidhje me afrimin e Darbos te Tërbuni, më duhet të bëj një sqarim të detyruar. Unë, si drejtues i Tërbunit, kam pasur kontakte me lojtarë të ndryshëm, brenda e jashtë vendit. E vërteta është se vetëm lojtarët e afirmuar brenda Shqipërisë do të firmosim direkt, nëse biem dakord.

“Për lojtarët e huaj, të gjithë do të jenë në provë disa-ditore dhe do të qëndrojnë vetëm nëse plotësojnë kushtet tekniko-taktike që kërkon trajneri.

“Për sa i përket Darbos, ai na është ofruar nga një menaxher shqiptar për ta provuar disa ditë, nuk është e vërtetë që kemi firmosur me të. Me historinë e tij jam njohur më herët, por duhet të jemi realistë, për nivelin e kampionatit tonë mund të vlejë. Lojtari në fjalë nuk do të jetë pjesë e Tërbunit, nuk ka firmosur asgjë me ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *