Skënderbeu prezanton sulmuesin e ardhur nga kampionët e Malit të Zi

Ashtu si ishte paralajmëruar, futbollisti nga Mali i Zi Goran Vujoviç është tashmë zyrtarisht i Skënderbeut.

Sulmuesi 30-vjeçar ka mbërritur në kampin slloven të Roganskës, ku janë akomoduar korçarët, dhe ka firmosur një kontratë dy-vjeçare.

Klubi korçar ka zyrtarizuar gjithçka me një foto të sulmuesit me menaxherin e përgjithshëm Gerhard Takaj.

Karriera e këtij futbollisti është e pasur, pasi ka luajtur në 11 skuadra dhe së fundi ka qenë pjesë e Buduçnostit, ku u shpall kampion. kontributi i tij te titulli në Malin e Zi ka qenë i konsiderueshëm, sepse Vujoviç ka shënuar 12 gola në kampionatin e fundit, duke luajtur gjithsej 2736 minuta. Korçarët i ka bindur përvoja e tij, pasi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë ë kombëtares U-21 të Malit të Zi, por ka një ndeshje edhe me Kombëtaren e madhe. Në karrierën e tij, Vujoviç ka shënuar 74 gola, ku më i suksesshëm ka qenë në sezonin 2014-2015, kur me fanellën e Sutjeskës ka realizuar 21 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online